Juncker: Ballkani Perëndimor prioritet i BE-së

Postuar: 12/01/2018 - 22:50

   Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë vizitës së tij në Sofje në kuadër të marrjes së Presidencës nga ana e Bullgarisë vlerësoi vëmendjen që është treguar edhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është i renditur si prioritet.

Në fjalën e tij zyrtari i lartë tha se ky rajon ka nevojë për vëmendje në mënyrë që mos përsëriten luftërat që u përjetuan në vitet 90.

Ai shtoi më tej se nisur nga kjo ide Brukseli dhe vendet anëtare të Bllokut duhet t'i konfirmojnë edhe njëherë shteteve ballkanike perspektivën e tyre europiane.

Ndryshe në pikëpamjen e Junckerit, Ballkani rrezikon të hedhë një hap prapa që nuk janë pozitive në memorien e askujt.

Bullgaria e cila do të jetë në krye të presidencës së BE ka shprehur edhe  vullnetin për të çuar përpara proceset integruese të vendeve rajonale.

Më konkretisht synohet që Shqipëria dhe Maqedonia të hapin negociatat, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi të avancojnë edhe më tej në kapitujt që po diskutojnë me Brukselin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka fakte të rënda që implikojnë qeveritarët shqiptarë, dosje apo prova që tregojnë sesi krimi i organiz

   Mësohen detaje të reja nga grabitja e bujshme e materialeve në prokurorinë e Durrësit gjatë natës së të mërkurës.

   Delegacioni i Bashkisë Durrës, i kryesuar nga nënkryetari i Bashkisë Zhulien Varfaj, mori pjesë në edicionin e pestë të festivalit “Ti

   Përfshihet nga flakët një kabinë elektrike në sektorin “Hekurudha” në Durrës.

   Kombet e Bashkuara japin alarmin se Shqipëria po shndërrohet në rrugë tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga vendet islamike në kr

   Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Në normalitet, pas një krimi prokurori shkon në vendangjarje. Në anormalitet pas një krimi, vendngjarja shkon tek prokurori.

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma.

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar.