Specialistët e Seksionit për Narkotikët godasin një rast të drogave të forta në Durrës.

Kështu, në kuadër të finalizimit me sukses operacioni i koduar “Segmenti”, janë arrestuar në falgrancë 3 persona, u sekuestruan 0.5 kg Kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4 telefona celularë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Laurian Malko 32  vjeç, banues në Durrës;

•Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;

•Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.09.2017, në lagjen nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të  ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese) dhe një kreher;

• vlera monetare në lekë dhe Euro;

• 4 aparatë telefoni celularë.

Roli i shtetasve të arrestuar:

Shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë.

Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali ia jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste.

Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe  278/3 të Kodit Penal;

• “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.