Drogë nga Shqipëria në Itali, shkatërrohet banda e trafikantëve.

Policia italiane ka arrestuar 16 shqiptarë në kuadër të një operacioni antidroge. Mediat italiane raportojnë se në operacion janë sekuestruar 440 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë.

Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i Komos, Nicola Piacente, dhe zëvendësprokurori Antonio Nalesso, bëri të mundur sekuestrimin edhe të 200 kg substancë heroine që përdorej për përzierje.

Il giorno shkruan se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij në krahinat e Komos, Milanos, Genoa-s dhe Lucca-s.

Gjatë hetimeve u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarë, kanë importuar drogë nga Shqipëria me qëllim që ta shisnin atë në Itali dhe Zvicër.

Idenitetet e shqiptarëve të arrestuar nuk janë publikuar ende.