Kapja e bandës italo-shqiptare të kokainës, policia jep detajet e arrestimeve në Shqipëri

Postuar: 17/04/2018 - 12:17

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth operacionit “AFFARI DI FAMIGLIA” që goditi një grup trafikantësh droge. Policia thotë se në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal:

• Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier;
• Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave

Operacioni i koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal:

• Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier;
• Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka reaguar ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas pretendimit se ajo ka fs

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan “Vodafone” në Durrës, pranë stacionit të trenit.

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis rreshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irla

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga "Ura Babrroit " deri te "Ura

Dhimbje e madhe dhe mesazhe rrëqethëse janë ato që miqtë, kolegët, gazetarët dhe të njohurit kanë shkruar pas lajmit tragjik se Armand Ha

Zbulohet se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.

Vijon paraditja me kthjellime në Jug e Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet sot me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe

  Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi për herë të parë rezeksioni i kancer