Edhe këtë të hënë, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend. Gjatë orëve të paradites, moti do të karakterizohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme ato do të jenë në ekstremin jugor.

Gjatë orëve të pasdites do të kemi fuqizim të vranësirave dhe shira afatshkurtër në jug e lindje. Shira të izoluara do të ketë në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante gjatë mesditës kur ruhet maksimumi prej 32 gradë Celcius.