Kokaina rekord në Durrës/ Grupet e fuqishme që dyshohet se e porositën

Postuar: 13/03/2018 - 08:28

Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, shkruan sot "Koha Ditore".

Udhëtimet e shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme ka çuar në dyshimet e grupit hetimor se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.

Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një raport i CIA-s amerikane për Ballkanin, ku përmendej edhe Shqipëria si vend që ka probleme me drogën, është cilësuar i pasaktë dhe

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

   Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra që mban.

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

   Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës.

   Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbe

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.