Partia Demokratike dyshohet se ka lidhur kontrata me një kompani amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit. Porkuroria pas këtij lajmi ka nisur verifikimet për burimet e financimit të Partisë Demokratike.  Sipas informacioneve do të ketë verifikim të dokumenteve të këtyre kontratave.

Shuma e paguar nuk rezulton të jetë e deklaruar dhe dyshohet se është paguar në rrugë informale.

Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard.