KPA nis seancën e rivlerësimit për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori nuk merr pjesë

Postuar: 16/05/2018 - 10:40

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka nisur sot seancë për vlerësimin e vendimit të KPK nëse ish-kryetari i organit të akuzës, Adriaik Llalla, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Seanca ka filluar ashtu siç ishte njoftuar se, “KPA bazuar në ligjin ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.

Kryesues i trupit gjykues është Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama. Por në këtë seancë nuk është i pranishëm ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili përfaqësohet nga avokati i tij, S. Hazizaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma.

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar.

Prokuroria e Durrësit, ka rënë pre e grabitësve ende të paidentitifkuar gjatë natës së kaluar dhe dyshimet janë se ky veprim është kryer

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, në shenjë proteste.

Ambasada Amerikane del sot me një njoftim për të gjithë të interesuarit.

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Profesor Doktor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës, Ferdinand Gr

Dyshohet se dosja hetimore që kanë të bëjë me tjetërsimin e pronave në Ishëm ku janë të përfshirë ish-zyrtarë, të jetë vjedhur gjatë natë

Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira duke sjellë shira të dobëta në zona të izoluara.

Bastisen gjatë natës zyrat e Prokurorisë së rrethit të Durrësit.