Ky është 26-vjeçarit Kasem Pirjasi, i akuzuar për krimin makabër ku mbetën të vrarë nënë e bir në Vlorë.

Policia ka zbardhur krimin makabër të ndodhur me 22 janar ku Salike dhe Olsi Hoxhallari, u vranë në mënyrë makabre nga nusja e djalit Hysnia dhe i dashuri i saj Kasëm Pirjasi, 26 vjeç.

26-vjeçari Pirjasi është bashkëpuntori në krim, me të cilin 32-vjeçarja Hysnie Hoxhallari kishte një lidhje jashtëmartesore, që dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes.

Kasemi dhe Hysnia ishin të dy nga i njëjti fshat, Struma e Fierit, ku dhe kishin nisur lidhjen e tyre të dashurisë e cila vijoji edhe pas martesave të të dyve.

Madje mësohet se Kasemi ka ndërhyrë për martesën e 32-vjeçares pasi kishte një lidhje miqësie me një prej të afërmve të viktimës.