Të gjithë pushuesit që pritet të vijnë këtë verë në Durrës do të kenë kushte më të mira për të pushuar e qëndruar.

Garancia është dhënë nga kreu i bashksië së Durrësit, Vangjush Dako, i cili inspektoi punën që po bëhet për pastrimin e vijës bregdetare prej 7 km në plazhin e madh të Durrësit.

Në muajin maj me hapjen e sezonit turistik gjithçka do të jetë gati për të mikpritur mijëra pushues nënvizoi kryebashkiaku. 

Dako tha se ky është viti i parë që në zonën e plazhit në Durrës është zgjidhur problematika e furnzimit me ujë të pijshëm dhe e derdhjes së ujrave të zeza në det. 

Investimet e kryera në infrastukturën rrugore, nëntokësore e mbitokësore në zonën e plazhit në Durrës por edhe në qytet janë tërësisht në funksion të rritjes së numrit të pushuesve në bregdetin Adriatik.

Përgjatë gjithë dimrit deti nxorri në breg, qindra e mijëra ton leshterikë të cilët janë duke u pastruar në kohë rekord për të pritur pushuesit në plazhin e Durrësit.

Prej disa ditësh 10 kamionë dhe fadroma të ndërrmarrjeve të bashkisë janë duke punuar për të pastruar qindra ton leshterikë që kishte zaptuar të gjithë vijën bregetare.