Bëhuni gati të merrni masa për të përballuar temperatura të larta; java e parë e gushtit sjell të nxehtin afrikan dhe temperatura mbi 40 gradë C.

Meteorologët parashikojnë rikthimin e të nxehtit afrikan, duke nisur nga e sotmja. Sipas parashikimeve, masat ajrore afrikane vijojnë ndikimin në territor duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Që sot temperaturat e ajrit shënojnë rritje duke bërë që termometri të ngjitet mbi 40 gradë.

Ditën e nesërme orët e mesditës do të sjellin vranësira kalimtare, por territori do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta që do të kalojnë edhe 40 gradë.