Tre persona, një çift të moshuarish dhe një vajzë, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibop.

Automjeti i tyre tip "Suzuki" me targa greke doli nga rruga dhe ra në një kanal me ujë. Shoferi dhe dy pasagjeret humbën jetën pasi u mbytën në ujë. Viktimat janë ende të paidentifikuara.

Në vendngjarje shkuan forcat e ndihmës së shpejtë për të njerrë nga kanali me ujë tre viktimat e mbytur brenda makinës.

Në pamjet e siguruara nga "ABC News", janë momentet e para kur autoritetet po nxjerrin trupat e pajetë nga kanali me ujë. Dyshohet se çifti i të moshuarve dhe gruaja ishin duke u kthyer nga dasma.