Kur do hapet drita jeshile për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës? Ja si përgjigjet ARRSH-ja

Postuar: 21/02/2018 - 20:22

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për shkak të dëmtimeve të shumta dhe degradimit të autostradës Tiranë-Durrës.

Megjithëse drejtuesve të mjeteve u duhet të bëjnë devijime të shumta kur përshkojnë këtë segment rrugor për të evituar gropat e shumta të krijuara në asfalt, drita jeshile për rikonstruksionin e autostradës nuk do të ndizet të paktën edhe për disa muaj.

Degradimi i këtij aksi në të gjithë gjatësinë e tij pranohet edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por ky institucion nuk ka asnjë datë se kur mund të nisë riparimi i rrugës.

Televizioni Klan raporton se sipas ARRSH-së, dëmtimi i autostradës ka ardhur si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve dhe mungesës së ripastrimit të saj tërësor në vite.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, ARRSH thotë se ka nisur bisedimet me Bankën Botërore, e cila do të japë financimin për të bërë riparimin e të gjithë aksit.

Teksa financimi pritet të jepet pas disa muajsh, drejtuesve të mjeteve që frekuentojnë nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të jenë të kujdeshëm, pasi lëvizja në autostradë do të mbetet e rrezikshme edhe për disa kohë.

Megjithëse paguajnë një më një taksat për rrugët, shteti nuk u mundëson dot qytetarëve të tij një rrugë brenda standarteve, ku të mos rrezikojnë jetën në çdo gropë që u shfaqet gjatë udhëtimit të tyre në autostradën Tiranë-Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një intervistë vitet e burgut të ish-drejtuesve komunistë.

“Quhem Navid, jam 28 vjeç dhe vij nga Afganistani. Për shkak të luftës lashë shtetin e Afganistanit dhe erdha këtu.

Banorët e zonës së Rrashbullit dhe Xhafzotajt iu kanë vënë zjarrin tokave të tyre bujqësore.

Është publikuar momenti i arrestimit të Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare që ekzekutoi me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj, 42 vjeç.

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore vijon me shtrëngimin e masave penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Në Shqipëri paraditja vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet të ketë rrebeshe

   Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një

   Riparimi i shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të

   Moti mbetet gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash.

Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë shfrytëzuar maksimalisht një privilegj që ua jap ligji, duke futur mjete ‘