Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe. Shkak është bërë festa e Kurban Bajramit, që ka frenuar ardhjen e pushuesve nga Kosova, ndërsa ata që ishin janë larguar për të festuar me familjet e tyre atje. 

Banorët thonë se banesat i kanë bosh për shkak se numri i pushuesve është i ulët. 

Të paktë janë pushuesit në plazh që zhvillojnë banjo rëre. Ata janë të kënaqur me kushtet dhe me çmimet që u janë ofruar.

Çmimet e banesave dhe të hoteleve janë shumë ekonomike dhe  variojnë nga 10 deri në 25 Euro nata. Më së shumti në plazhin e madh pushues tradicionalë janë të Kosovës.

Të gjitha banesat, hotelet, restorantet, baret e gjithçka tjetër është vënë në shërbim të tyre.

K.H.