Kush është politikani popullor italian që i shpëtoi jetën një shqiptari

Postuar: 16/04/2018 - 22:18

   Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një vizitë në Itali, ku është pritur në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Rajonit Veneto, Luca Zaia.

Luca Zaia në vitin 1993 u zgjodh në listat e Lega Nord-Liga Veneta, këshilltar i qytetit Godena di Sant'Urbano (në provincën e Trevisos). Në vitin 1995 iu bashkua këshillit provincial të Trevisos, duke mbajtur postin e këshilltarit për bujqësi. 

Nga qershori 1998 në prillit 2005 ai ka qenë President i Provincës së Trevisos, duke rezultuar në momentin e emërimit në moshën 30 vjeçare, Presidenti më i ri i Provincës së Italisë. Në mars të vitit 2015, Këshilli Federal i Lega Nord votoi në favor të riemërimit të tij për presidencën e Rajonit Veneto në zgjedhjet rajonale të vitit 2015.

Presidenti i Venetos është një nga më popullorët në Itali, madje mjaft i dashur edhe për shqiptarët. Ai ka një histori fantastike ku në vitin 2006 i ka shpëtuar një shqiptar që rrezikonte të vdiste nga zjarri.

Teksa u përshi në një aksident me makinë, shqiptari u bllokua në makinën e tij, ndërkohë që depozita po rridhte karburant. Por ndërhyrja e menjëhershme e Luca Zaias, bëri që ai të shpëtonte. Zaia do të ndihmonte për shuarjen e flakëve si dhe për shkëputjen e telave të baterisë nga makina.

"Ishte një punëtor shqiptar – do të shprehej Zaia në atë kohë,- duke pasur parasysh ato flakë, mendoja se mund të përfundonte shumë më keq”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një raport i CIA-s amerikane për Ballkanin, ku përmendej edhe Shqipëria si vend që ka probleme me drogën, është cilësuar i pasaktë dhe

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

   Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra që mban.

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

   Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës.

   Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbe

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.