Kush ka bërë aksident, del për herë të parë lista me përfituesit që duhet të kontaktojnë Byronë

Postuar: 13/03/2018 - 15:22

Pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për praktikat e miratuara por të papaguara, objekt i Fondit të Kompensimit nga viti 2002-2013, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka publikuar për herë të parë një listë emërore me 206 përfitues, me të cilët nuk është arritur të kontaktohet.

Byroja i kërkon përfituesve të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave.

Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesve të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve. Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të praprambetura që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimit ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.

Panorama shkruan se listën e plotë të përfituesve dhe dokumentat e nevojshme për t’u paraqitur pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Lista e përfituesve, me të cilët ka qenë i pamundur kontaktimi

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua nga Policia pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, ka dhënë dëshminë e tij për momentin fatal

   Në Olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës, që sapo ka përfunduar në qytetin e Beratit nxënësi durrsak Tedi Kallço është shpallur fit

   Këtë të dielë në territorin e Shqipërisë pritet të ketë një situatë të ndryshe nga dita që lamë pas.

   Javën e kaluar, në rubrikën tonë të emigracionit u ofruam sugjerime se si të përgatiteni për intervistën për vizën e emigrantit.

 Një sërë tërmetesh goditën vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme.

   Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel të gjithë përdoruesve të makinave që të mos konsumojnë alkool kur janë në timon pasi destinan

   Vlora gjatë natës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka terrorizuar banorët.

   Vazhdon prerja e pishave të buta në Gjirin e Lalzit, ku bizneset e ndërtimit nxitojnë të ngrënë të tjera objekte betoni për t’iu përgj

   Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë janë ndjerë pasditen e së shtunës në Vlorë dhe në zonat përreth.

Gazetari Jetmir Olldashi, që intervistoi ‘dëshmitarin X’, Albert Veliu, doli në një konferencë për shtyp.