Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të rijetuar privatizimin e CEZ, dosja hetimore i kalon me short prokurorit Ardian Braho. Më parë, ky hetim është ndjekur nga Alma Brati, e cila vendosi të pushojë hetimet.

Vendimi i Bratit u rrëzua nga gjykata, e cila urdhëroi të kryhen hetimet dhe të merren në pyetje personat e kallëzuar nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Karaj, dhe nga komisioni parlamentar për hetimin e CEZ.

Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kuvendit dhe të ish-juristit të OSHEE, Romeo Karaj, për të mos mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Me këtë vendim të gjykatës, hetimet do vijojnë sipas raportit të dorëzuar nga komisioni, ku tashmë dosja CEZ, e konsideruar si një ndër dosjet më të nxehta hetimore, do të hetohet nga prokurori Ardian Braho.