Qytetarë durrsakë, familjarë, artistë të ardhur nga i gjithë vendi, deputetë dhe pushtetarë vendorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit Fadil Hasa.

Homazhet u mbajtën e hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, aty ku dy vajzat dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij pritën ngushëllimet e rastit.  

Mes kolegëve me të cilët ndau dekada në skenë ka lot dhimbjeje për humbjen e mikut të tyre të shtrenjtë.

Ka lot në sytë e humoristëve Zef Deda, Bujar Kapexhiu, Luftar Paja,  Sanie Hoti e shumë të tjerëve të brezit të Fadil Hasës, që i dhanë lamtumirën mikut të tyre të shtrenjtë që prej viteve të rinisë.

Për kryebashkiakun Vangjush Dako, Durrësi humbi artistin dhe bashkëqytetarin e saj të nderuar.

K.H.