Leksion i hapur për emigracionin në UAMD nga profesor Garcia nga SHBA (VIDEO)

Postuar: 17/05/2018 - 16:04

Mes prillit dhe shtatorit të vitit 1980, më shumë sesa 120,000 kubanë u larguan nga atdheu i tyre nën diktaturën e Fidel Castros drejt lirisë. Nga porti i vogël i Marielit ata udhëtuan me anije përmes ngushticave të Floridas dhe pushtuan brigjet amerikane. Që kjo ngjarje të mos harrohej, Prof. As. Dr. José Manuel Garcia nga Florida Southern College, që në kohën e këtij eksodi ishte adoleshent, ka shkruar librin "Zëra nga Marieli", ku ka mbledhur historitë gojore të këtyre emigrantëve.

Libri, i publikuar vetëm dy muaj më parë, është plotësim përmbajtësor i dokumentarit me të njëjtin titull që ka fituar tre çmime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në katedrat më të rëndësishme për të folur rreth historisë së tij personale, por edhe rrëfyer eksodin më të madh të Amerikës Latine, Prof. Garcia mbajti sot një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.

Ai rrëfeu historinë e emigrimit të tij kur ishte adoleshent dhe peripecitë e realizimit të dokumentarit pas 30 vitesh, për të cilin iu desh të hynte ilegalisht në Kubë. Sipas profesorit, "numri i lartë i emigrantëve që udhëtuan nga Kuba drejt Floridës iu tregonte qartë Shteteve të Bashkuara, por edhe botës mbarë pakënaqësinë e njerëzve me regjimin e Castros dhe revolucionin e tij".

"Zëra nga Marieli ka përmbledhur historitë e përvojat e “marielito”-ve (emigrantëve të nisur nga Marieli) nga të gjitha rrugët e jetës. Janë rrëfenja të zhgjëndrrave, dashurisë për familjen dhe atdheun, si dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Bash ashtu si historia e shumë shqiptarëve të eksodit masiv të viteve '90.  Këto ngjarje duhen të tregohen  në mënyrë që të rinjtë të njihen me këtë pjesë të historisë, por dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten më", e përfundoi fjalën e tij prof. Garcia.

Studentët e pranishëm e ndoqën me vëmendje leksionin e hapur dhe shprehën interesin e tyre për të lexuar librin, një kopje e të cilit gjendet tashmë në Bibliotekën e Universitetit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar pasditen e sotme në sensin për në kryeqytet.

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit.

Versioni i gazetarit Jetmir Olldashi hedh poshtë si të rremë versionin e “Dëshmitarit X”, Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, për audiop

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua nga Policia pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, ka dhënë dëshminë e tij për momentin fatal

   Në Olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës, që sapo ka përfunduar në qytetin e Beratit nxënësi durrsak Tedi Kallço është shpallur fit

   Këtë të dielë në territorin e Shqipërisë pritet të ketë një situatë të ndryshe nga dita që lamë pas.

   Javën e kaluar, në rubrikën tonë të emigracionit u ofruam sugjerime se si të përgatiteni për intervistën për vizën e emigrantit.

 Një sërë tërmetesh goditën vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme.

   Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel të gjithë përdoruesve të makinave që të mos konsumojnë alkool kur janë në timon pasi destinan

   Vlora gjatë natës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka terrorizuar banorët.