Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Sipas IGJEUM, lëkundja sizmike është regjistruar në orën 20.58 dhe ka manjitudë 2.1 ballë.

Tërmeti ka ndodhur në 16 km thellësi.

Gjiri i Lalzit mbetet vatra më e ‘nxehtë’ e tërmeteve që janë regjistruar që nga data 4 korrik në vendin tonë.

Një ditë më parë, një tjëtër tërmet u regjistruar po aty, me manjitudë 2.2 ballë.