Ligji i ri për futjen në skemë të TVSH-së edhe të biznesit të vogël, vë para përgjegjësisë edhe tregtarët ambulantë që shesin në tregje. Janë mbi 1500 tregtarë në tregjet e përditshme, të cilëve, pas këtij ligji iu duhet të pajisen me kasë fiskale e të mbajnë regjistrin e shitjeve ashtu edhe të gjtha detyrimet sipas ligjit për biznesin e vogël. Ata janë klasifikuar si tregtarë ambulantë dhe sa herë që qeveria ka tentuar t’i përfshijë në ligjin për biznesin e vogël, janë dyndur para bashkisë në revoltë e në protesta.

Shqetësimi për këtë grup është ngritur te ministri i Ekonomisë nga kreu i bashkisë Vangjush Dako. Dako i tha se “janë mijëra tregtarë e jemi të shqetësuar për biznesin e vogël ambulant   që punojnë në këto tregje, se çfarë do ndodhë me aplikimin ndaj tyre të skemës së re të   TVSH-së”.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, sërish nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, duke ia lënë “topin” në derë bashkisë së qytetit.

Ndjekim deklaratat e Vangjush Dakos dhe të ministrit Arben Ahmetaj.

K.H.