• Nga Bylykbashi tek Eno Bozdo, ja emrat e njohur që morën kredi si të pastrehë

Mbi 140 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë janë përjashtuar nga falja e kësteve të mbetura të kredive të marra nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese. Krahas zyrtarëve, nga falja e kredive janë përjashtuar edhe të gjitha kategoritë e tjera, të parashikuar në variantin e parë të ligjit për strehimin social.

Sipas variantit të miratuar të ligjit nga Parlamenti dy javë më parë, nga amnistia do të përfitojnë vetëm familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare.

Amnistia parashikohet në nenin 77, pika 5 e ligjit të të ri për strehimin social. “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligjin e miratuar nga Parlamenti.

Ndërkaq, varianti i parë i projektligjit, parashikonte përfshirjen në amnisti edhe të kategorive të tjera. Varianti i parë parashikonte: “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Gjatë shqyrtimit, ligjvënësit kanë hequr togfjalëshin ‘kategori të tjera’, duke e kufizuar amnistinë. Me ‘kategori të tjera’ mund të përfitonin edhe mbi 140 zyrtarë, duke përfshirë deputetë, drejtorë etj., të cilët kanë marrë kredi si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, ndonëse sot posedojnë disa shtëpi luksoze dhe makina deri në vlerën e një banese. Gjithsesi, në mënyrë përfundimtare, familjet që do t’u falen këstet e mbetura të kredive do të përcaktohen me vendim qeverie.

Ligji për strehimin

Ligji për strehimin rregullon dhe krijon mundësinë për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë. Sipas këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore përzgjedhin individët dhe familjet, të cilët përfitojnë për t’u përfshirë në një nga programet e strehimit.

Kategoritë shoqërore që përfitojnë janë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, fëmijët, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH), punonjësit e repartit RENEA, viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom, anëtarë të komunitetit egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna, komunitetin LGBTI etj.

Ndërkaq, sipas ligjit, përparësi për t’u strehuar do të kenë familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi, që banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, që banojnë në banesa të mbipopulluara, që kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore etj.

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët që morën kredi si të pastrehë:

  1. Oerd Bylykbashi
  2. Spiro Ksera
  3. Ardit Çela
  4. Visho Lika
  5. Ervin Metalla
  6. Nejla Peka
  7. Gerd Hoxha
  8. Roland Bejko
  9. Dritan Ylli
  10. Endri Hasa
  11. Ndue Paluca
  12. Nikoleta Paluca
  13. Shkëlqim Spahiu
  14. Dritan Reshka
  15. Agron Tufa
  16. Agim Kukeli
  17. Selma Pagria
  18. Krenar Çarçani
  19. Arben Doci
  20. Hasan Metuku
  21. Klodiana Cankja
  22. Kleves Bitro
  23. Marjana Papa
  24. Migena Bakalli
  25. Eva Pustina
  26. Vjollca Serjanaj
  27. Gjovalin Prenga
  28. Ëngjëllushe Dajko
  29. Besnik Çobaj
  30. Diana Troshani
  31. Bashkim Shehu
  32. Aurel Isaj
  33. Ylli Alushi
  34. File Ruka
  35. Zefina Hasani
  36. Paulin Kodra
  37. Ilir Ibrahimi
  38. Shkëlzen Çekrezi
  39. Nezir Haldeda
  40. Fatmir Konja
  41. Donika Capi
  42. Vasil Bicaj
  43. Skënder Uku
  44. Iva Zajmi
  45. Elvis Çefa
  46. Luan Përzhita
  47. Ilir Pecnikaj
  48. Lida Llakmani
  49. Adriatik Alimadhi
  50. Sonila Baka
  51. Marsjola Duro
  52. Edmond Arizaj
  53. Elton Pasku
  54. Marsida Omari
  55. Vasil Curi
  56. Enno Bozdo
  57. Erkand Qerimaj
  58. Kostandina Bezani
  59. Isa Mella
  60. Kujtim Sheshi
  61. Elona Stavri
  62. Arjana Çela
  63. Kastriot Dervishaj
  64. Arber Basholli
  65. Julian Zonja
  66. Xhevahir Spahiu
  67. Majlinda Bozgo
  68. Arben Shkodra
  69. Valbona Vata
  70. Merita Selimi
  71. Bernina Kondi
  72. Aleksandër Cavo
  73. Cercis Durmishi
  74. Flamur Kuçi
  75. Alida Cepele
  76. Saimir Bala
  77. Kostana Furxhi
  78. Edit Harxhi
  79. Mevlud Matraku
  80. Behar Dibra
  81. Vikena Kamenica
  82. Alban Serani
  83. Manjola Merlika
  84. Ermal Gjinaj
  85. Florjan Nuri
  86. Elvana Tivari
  87. Rezart Tërshana
  88. Enver Bytyci
  89. Erald Elmasllari
  90. Aurel Lamçe
  91. Aljona Mansaku
  92. Sami Nezaj
  93. Flir Mosho
  94. Drita Mandreja
  95. Juljan Haxhiu
  96. Selman Tema
  97. Ermal Zaimi
  98. Ëngjëllushe Llane
  99. Veap Aga
  100. Aneta Ndreu
  101. Rexhep Polisi
  102. Dede Kasneci
  103. Sidrit Malevi
  104. Evelina Koldashi
  105. Haris Murana
  106. Flora Pogace
  107. Mentor Beqa
  108. Esat Hasani
  109. Ilir Kondi
  110. Dorjan Teliti
  111. Abaz Hado
  112. Enkeledi Hajro
  113. Gentiana Bektashi
  114. Denis Gila
  115. Mira Zoto
  116. Ilir Mece
  117. Resmi Hibraj
  118. Rozeta Kuka
  119. Sefer Korbeci
  120. Odeta Kromici
  121. Gjergji Papa
  122. Fatmir Hoxha
  123. Etrid Teliti
  124. Avni Nezaj
  125. Arben Skënderaj
  126. Eduart Ypi
  127. Arben Dollapaj
  128. Gentiana Dorezi
  129. Sabah Jemishta
  130. Josel Pashko
  131. Ramiz Metaliaj
  132. Liljana Mlloja
  133. Endri Mataj
  134. Agron Gjekmarkaj
  135. Marjeta Zaimi
  136. Metush Saraçi
  137. Elona Varfi
  138. Endrit Lami
  139. Aleksander Muskaj
  140. Pëllumb Pacani
  141. Apostol Prifti
  142. Ivi Kaso

/Shqiptarja.com/