Kushërira e viktimës Adriana Shaholli rrëfen momentet tragjike vetëm pak minuta pas krimit tronditës të ditës së premte, kur 42-vjeçarja humbi jetën për shkak të dhunës së bashkëshortit.

Sipas Albana Petritit, ka qenë njëra nga vajzat e viktimës që e ka gjetur Adrianën në tokë dhe me gjak në kokë.

Petriti nuk di të tregojë se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në sherrin mes bashkëshortëve, pasi askush nuk ka qenë në shtëpi në ato çaste të sherrit tragjik. Pak minuta më vonë ka mbërritur njëra nga vajzat, që në gjendje të tronditur ka njoftuar kushërinjtë për gjendjen e së ëmës.

“Ishim vetëm ne femrat që po përpiqeshim ta spostonim dhe ta nisnim për në spital. Ishte pa ndjenja, por i ndjenim pulsin, prandaj shpresuam”, rrëfen kushërira e Adrianës.