Mblidhet Task Forca në Durrës, plani i policisë për luftën ndaj kanabisit (VIDEO)

Postuar: 13/03/2018 - 09:16

Drejtori i policisë së Durrësit Alfred Çepe, u ka kërkuar bashkëpunim të gjithë qytetarëve, duke ruajtur anonimatin, në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Në mbledhjen e grupit Task Forcë për qarkun e Durrësit, drejtues i parë Alfred Çepe tha se policia vendore ka hartuar planin e punës së bashku me prokuroritë e Durrësit e Krujës, për të hequr nga lista e zezë zonat e kultivimit të kanabisit në qarkun e Durrësit.

Alfred Çepe u shpreh i bindur se falë bashkëpunimit me të gjithë institucionet bashkëvepruese dhe me agjencitë ligjzbatuese, kultivimi i kanabisit do të jetë i pamundur edhe në zonat veriore të Krujës, territore shumë të vështira këto për t’u mbajtur nën kontroll.  

Zv.drejtoresha e përgjithshme e policisë së shtetit Aida Hajnaj, e ngriti çështjen te përgjegjësitë që duhet të mbajnë institucionet, duke u ndalur te dogana në kontrollet që duhet të ketë për farat, pesticidet e gjithçka tjetër që nevojitet për kultivimin e kanabisit.

Edhe këtë vit, përgjegjësia kryesore u bie inspektorëve të zonës. Nuk ka asnjë tolerim për inspektorët e policisë që mbulojnë zonat përkatëse nëse ka apo jo sipërfaqe të mbjella me kanabis.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditen e sotme vendi ynë është dominuar kryesisht nga një mot i kthjellët dhe me diell në orët e para të mëngjesit, por sipas sinoptik

Nga nesër në Durrës nis llogaritja e re e taksës së pasurisë për banesat sipas ligjit të unifikuar që u miratua nga Këshilli i Ministrave

Raportuesi i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman deklaron se qeveria shqiptare duhet të sqarojë akuzat e ngritura ndaj

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-zv.kryeministri i qeverisë së demokratëve me kryeministër Aleksandër Meksin, Bashkim Kopliku në një stat

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.

Një operacion antidrogë në Sarandë për pak sa nuk ka përfunduar në viktima.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Vijojnë lëkundjet e tokës në qarkun e Vlorës, një ditë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë goditi këtë qark.

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të suksesshmin në histor

Në pjesën e parë të ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme më të shpeshta në zonat lindore.