Është mbyllur muaji i agjërimit dhe kjo ka bërë që pushuesit nga Kosova të dynden në plazhin e Durrësit këtë mes qershori.

Një numër i lartë pushuesish, kryesisht të ardhur nga Kosova por jo vetëm, kanë zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar disa ditë pushimi.

Familjarë por edhe të organizuar kanë mbërritur në hotele dhe në banesat e plazhit të Durrësit. Temperaturat e larta kanë favorizuar banjot e detit dhe të diellit, ndërsa çmimet në këtë periudhë janë relativisht të lira.

Megjithëse muaji i parë i verës po shkon drejt fundit, pushuesit ne bregdetin e Adriatikut kanë qenë të rrallë pasi edhe moti ka shfaqur paqëndrueshmëri.

Pritet që në ditët në vijim pushuesit nga Kosova edhe këtë vit të mbushin plazhin e Durrësit. Përgjithësisht, ata që kanë zgjedhur detin Adriatik për të pushuar shprehen të kënaqur me kushtet që ofrohen.

K.H.