Me lot ne sy dhe në gjendje të renduar, Artir Lala, babai i Devit, që qëlloi për vdekje me thikë Anxhelon 16-vjecar tregon se si e ka mësuar gjëmën dhe rrëfen bisedën që ka bërë me të birin pas krimit.

“Isha në punë dhe më morën në telefon dhe më thanë se Devi kishte goditur me xham një shokun e tij gjatë një sherri”- thotë babai, i autorit të krimit.

Ai tregon më tej se la me vrap punën dhe shkoi në spital për të parë djalin e plagosur, kur pas pak çastesh doli mjeku dhe dha lajmin e rëndë që ai ndërroi jetë.

Artir Lala thotë për DurrësLajm se e kupton më së miri dhimbjen që po kalon familja Gjakozaj, pasi 3 vite më parë edhe ai ka humbur një djalë. 

"I kërkoj ndjesë familjes së Anxhelos. I kam dërguar deri tani 5 persona po ata nuk kanë pranuar. Gjithsesi i kuptoj, ata kanë humbur djalin", rrëfen i përlotur babai i djalit që një ditë më parë theri me thkë 16-vjeçarin Anxhelo Gjakozaj.