Meta uron Bajramin: Më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë mes nesh

Postuar: 14/06/2018 - 21:14

   Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar mbrëmjen e sotme të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Në urimin e tij, Meta bën apel për më shumë paqe, tolerancë dhe dashuri mes shqiptarëve.

Urimi i presidentit Meta:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!

Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!

Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Tuba Buyukustun dhe Murat Yildirim takohen dhe bëhen bashkë pas 11 vitesh.

   Katër raste të reja dhune në familje janë regjistruar një ditë më parë në Durrës duke bërë që në 48 orët e fundit të rritet në mënyrë

   Nuk jemi në mes të vjeshtës edhe pse asgjë nuk duket ndryshe.

   Qeveria austriake po zhvillon bisedime me qeverinë shqiptare me qëllim ngritjen e një kampi për emigrantët që vijnë nga vendet e treta

Këtë të premte është bërë prezantimi i punonjësve të rinj të Policisë Bashkiake së Durrësit, që u shpallën fitues në konkursin e zhvillua

Nga sot në rrugën “Pavarësia” në plazhin e Durrësit nuk lejohet më të qarkullojë asnjë autobus dhe furgon që transporton pushues përveç m

Vija bregdetare e Durrësit, ka joshur historikisht qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por dhe të huaj.

Është prezantuar sot paketa e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën tarifore të kalimit në aksin Milot-Mrinë për banorët e Kukës