Ministrja e Drejtësisë kërkon hetim për kryetarin e Gjykatës

Postuar: 18/01/2018 - 15:24

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbëritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia ka vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme aksionin dhe kontrollin me drager për drejtuesit e mjeteve për evidentimin dhe ndëshki

   Duke filluar nga data 1 Mars do të ndryshojnë testet për marrjen e patentës.

   Gjatë kontrolleve të ushtruara nga efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut për kapjen e personave në kërkim dhe me precedent

Sipas parashikimit të sinoptikanëve të MeteoAlb, moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendi

Më 14 shkurt, “Reporter i BE-së” publikoi një histori që përmbante pohime kundër Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Beri

Publikohet për herë të parë, videoja e dy vrasësve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla, në zonën e ish-Bllokut në

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga Vora deri në afërsi të kthesës së Gjirit të Lalzit, radha e automjeteve raportohet

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryente vjedhje në banesa dhe në zonë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dhënë mesazhe të qartë drejtuesve të Policisë së Shkodër, gjatë takimit mbi analizën e punës së k

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë mesditën e sotme një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Fierit.