Mjekët e Urgjencës vizitojnë banorët e prekur nga përmbytjet

Postuar: 06/12/2017 - 11:18

   Ekipet e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore kryen sot vizita në qendrat e evakuuimit dhe në shtëpitë e familjeve të prekura nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Fier dhe Vlorë, për monitorimin e situatës shëndetësore të këtyre banorëve.

“Në Fier, në shkollën “Rakip Kryeziu” ku ende ka disa familje të evakuuara nga Shën Pjetri, në Njësinë Administrative Topojë, mjekët e Urgjencës Kombëtare kryen vizita mjekësore të të gjithë të evakuuarve dhe dërguan në spital një prej banorëve që shfaqte probleme kardiake.
Vizitat shtëpi më shtëpi u kryen edhe në fshatin Bashkim, afër Vjosës, një zonë e prekur nga përmbytjet në Levan, ku mori trajtim shëndetësor një grua e porsaoperuar, e cila nuk kishte mundësi të aksesonte spitalin. Vizita mjekësore derë më derë edhe në Novoselë, në fshatin Fitore, më i prekuri nga përmbytjet masive të ditëve të fundit”
, njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon monitorimin e situatës shëndetësore të banorëve të prekur nga përmbytjet për të evituar një rritje të mundshme të sëmundshmërisë, pas përmbytjeve massive që prekën disa zona të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Foto më poshtë, është e fundit e kameramanit dhe zhytësit profesionist Armand Hallvaxhiu, i cili fatkeqësisht humbi jetën në Karaburun

   Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së bashkojnë votat në Durrës dhe rrëzojnë paketën fiskale 2018.

   Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës që nisi pasditen e së hënës, u prezantua anëtarja më e re e këtij këshilli.

   Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-anëtarja e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova. Ajo ka qenë nj

   Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane në tetor-nëntor, do të duhet të presin deri më 15 maj, njofton 

   Me fjalë prekëse i është drejtuar Kozeta Mamaqi, motrës së saj, Yllkës, pas një përshëndetjeje që ajo i bëri në rrjetin social Faceboo

Armand Hallvaxhiu, 34-vjeçari që humbi jetën të dielën në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa televizione

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka reaguar ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas pretendimit se ajo ka fs

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan “Vodafone” në Durrës, pranë stacionit të trenit.