Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë Shqipërinë. Mesdita, kryesisht pasditja sjellin shtim të reshjeve në zonat Jugore ndërsa Veriu dhe Qendra mbeten me reshje të përkohshme. Në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det pritet të vijojë dallgëzimi deri 3 ballë.