Ndahet nga jeta akademiku i njohur Kolec Topalli

Postuar: 24/05/2018 - 11:30

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Profesor Doktor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues i gjuhës dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore.

Kolec Topalli ka mbajtur konferenca shkencore për gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa Universitete jashtë vendit.

Studiuesi Topalli u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008 dhe është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”.

Homazhet në nderim të Akademikut Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 maj 2018 nga ora 10.00-11.00, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti 9 përqind mall

Sipas MeteoAlb ditën e sotme, moti do të paraqitet i vranët me shira të herë pas hershme në Veri-Veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në

Autoriteti i Aviacionit Civil i ka kërkuar institucionit homolog në Itali që të marrë masa ndaj kompanive ajrore që ofrojnë shërbime në T

Kjo ishte situata e trafikut këtë të diel në rrugën dytësore Plepa - Golem, e cila rëndohet gjatë fundjavës për shkak të fluksit të pushu

Ndërron jetë në spitalin e Durrësit i riu që u transportua sot me urgjencë nga plazhi i Gjirit të Lalzit.

Rrezet e forta të dielit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës.

Teksa temperaturat sot arrijnë deri në 37-38 gradë, duke bërë që shumica e shqiptarëve t’i drejtohen plazheve, nesër pritet kthesë e moti

Mijëra pushues nga rajoni i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën ose pushimet verore.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural nëpërmjet Auteritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat