Ndalohet zhytja në Durrës, profesionisti Thoma Berberi: As diktatura s’ka bërë një absurditet të tillë! (VIDEO)

Postuar: 20/06/2018 - 16:42

Qyteti i Durrësit njihet për 62 km vijë bregdetare në administrim. Bashkia e Durrësit është më e madhja në republike për vijën bregdetare që ka në administrim.

Pavarësisht se në këtë bashki zhvillon aktivitetin industra e turizmit më të madh në vend, sporti i zhytjes, është përjashtuar nga çdo aktivitet. Në gjirin e detit të Durrësit ndalohen veprimtaritë sportive nënujore megjithëse jemi në prag sezoni turistik.

Thoma Berberi është një prej profesionistëve në Durrës, i cili ditët e fundit ka denoncuar në media një problematikë të madhe me të cilën ndeshen zhytësit, një prej sporteve ujore shumë të dashur për të rinjtë e jo vetëm.

Të eksplorosh thellësitë e detit është sport i bukur por kjo nuk lejohet në Durrës. Kjo ka shqetësuar zhytësit durrsakë të cilet thonë se një qytet turistik pa këtë privilegj, krijon mangësi në paketat turistike. 

Zhytësi Thoma Berberi, i njohur si konstruktor i objekteve të para zhytëse në vendin tonë si, batiskafi Rinia, roboti i filmimeve nënujore Erald etj, ka shprehur shqetësimin pasi ka kërkuar në Policinë Kufitare të marrë një miratim zyrtar për 2 gazetarë italianë që do të zhyteshin në Durrës pa bombola, për të realizuar disa foto dhe video nënujore për promovimin e këtij rajoni të rëndësishëm bregdetar, por ka marrë përgjigje negative për shkak se nuk e lejon VKM Nr. 321, datë 28.5.2014.

Thoma Berberi nënvizon se kjo gjë nuk ka ndodhur as në sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, madje duke qenë zhytjet e lira, ai bën me dije se kanë zbuluar dhe i kanë  dorëzuar që në vitet ‘60-të të shekullit të kaluar Vangjel Toçit thesare arkeologjike të cilat ndodhen edhe sot në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Berberi thekson se ky është një absurditet i administratës së sotme shtetërore që duhet korrigjuar për të mos ju bërë barrë industrisë së turizmit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditen e kësaj të enjteje, dy persona ende të paidentifikuar kanë rrahur para Prokurorisë së Durrësit, avokatin e njohur Ilia Ilia.

Departamenti i Marketingut në Fakultetin e Biznesit, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, ka bërë me dije se duke filluar nga ky vit

Për çdo vit në sezonin e verës, breshkat e detit dalin jashtë ujit dhe lëshojnë vezët e tyre në plazhet me rërë në rajonin lindor dhe jug

Vijojnë ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se me firmën e kryeprokurores, Arta Marku, prokurori Genti Osmani, nga sekt

Policia Kufitare e Rinasit vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve të prodhuara enkas për turistët e huaj si dhe për pushuesit shqiptarë që j

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të shtetasv

Media belge “La Dernier Heure” ka publikuar një shkrim tjetër për të shumëkërkuarin Safet Rustemi, i cili sipas tyre ndodhet në qytetin e

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa orientime lehtësuese për të gjithë shtetasit shqiptarë që aplikojnë për një vizë amerikane

Të tjera lëkundje vijojnë të ndihen në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës së enjte në kushtet e motit të kthjellët, përjashtuar Verilindjen dhe zonat