Sot pasdite (e diel, dt.13) dhe nesër (e hënë, dt.14) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Lezhë ato do të jenë mesatare por lokalisht intensive të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në qarqet e tjera ato priten të jenë të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, sipas IGJEUM.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 16 / 24 °C;

Në vendet e ulëta: 15 / 26 °C;

Në vendet malore: 8 / 21 °C.

ERA

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë ndërsa, nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.