Pas disa ditësh në “qetësi”, territori i Shqipërisë do të përfshihet sërish nga reshjet e shiut.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lajmëron se intentiseti i reshjeve do të jetë i dobët.

Ndërkohë me fillimin e javës situata do të ndryshojë, pasi nesër pritet që të ketë reshje të një intensiteti më të lartë.

Për më tepër lexoni parashikimin e IGJEUM:

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.18) pritet që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin, ato do të jenë të dobëta. 

Nesër (e hënë, dt.19) intesiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12

në vendet e ulëta: 7 / 11

në vendet malore: 3 / 8 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.