Në shkollën e Xhuljetës, priste diplomimin dhe mbrëmjen e maturës ku nuk do të marrë pjesë kurrë...

Postuar: 13/06/2018 - 20:38

   Ditën e mërkurë, Xhuljeta Çuni, do të zhvillonte provimin e Matematikës, nëse Xhaferr Mata nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, më datë 8 qershor, teksa ishte nisur për t’u testuar në lëndën e Letërsisë.

Këtë të mërkurë në shkollën “Qemal Stafa”, ndihej mungesa e saj, si vajzë dhe nxënëse e shkëlyer me të cilën shoqet e klasës konsultoheshin para çdo provimi.

“Xhuljeta ishte një nga njerëzit më gazmorë të klasës, ishte ajo që na ndihmonte gjithmonë për të arritur objektivin tonë për një notë të mirë. Ka qenë një ndër vajzat më të dashura. Ne i thërrisnim gjithmonë Xhuli kaçurrelse që rrinte gjithmonë në bankën e parë”, tregojnë shoqet e saj.

Një nga mikeshat më të ngushta të saj, që e njeh që në shkollën 9-vjeçare, Xhuljetën e ndarë nga jeta ende pa e nisur atë, rrëfen bisedën e fundit më 7 qershor, 1 ditë përpara vdekjes.

“Po kërkonte një uniformë për diplomimin dhe mbrëmjen e maturës, ku nuk do të arrijë dot që të marrë pjesë”, thotë ajo.

Por, sa i takon jetës së saj personale, shoqet thonë se Xhuljeta ishte natyrë e mbyllur dhe se nuk fliste për marrëdhëniet me djemtë. Vajzat thonë se gjithçka që dinin për të lidhej vetëm me shkollën.

“Nëse do e dinim ndoshta do të bënim diçka, por tani është vonë”, thonë ata.

Ndërkohë, lidhur me hetimin që nisi për kallëzimin që Xhuljeta deponoi në komisariatin numër 3, reagoi edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili thotë se efektivët që trajtuan rastin nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në

   Megjithëse impianti i ujërave të zeza është venë më funksion në plazhet e Durrësit, mungesa e nyjeve hidrosanitare publike bën që ky b

   Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re, në 14 gusht 2018.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të

   Nje vere jo e paqte kjo e ketij viti. Lekundjet e termetit nuk jane ndaluar, duke u regjistruar goditje te reja thuajse perdite.

   Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria.

   Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin ton

   Shqipëria bën pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik.

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri