Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë-padinë e prokurores Rovena Gashi të bërë javën e kaluar ndaj Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Gjykata ka argumentuar se kërkesa e prokurores Rovena Gashi për pezullimin nga detyra të kryeprokurores së përkohshme është e pabazuar në ligj.

Prokurorja Rovena Gashi u shkarkua nga detyra 10 ditë pasi kryeprokurorja Marku mori zyrtarisht detyrën. Gashi mbante detyrën e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, që kishte në përbërje edhe sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.