Ndërsa familja Gjokazaj në Spitallë të Durrësit ka hapur dyert e mortit, familja Lala, djali i të cilëve vrau një ditë më parë 16-vjeçarin Anxhelo, shpreh indinjatën për aktin e kryer nga 17-vjeçari Devi Lala.

Gjyshi i tij, Frrok Lala ka deklaruar për gazetaren e DurrësLajm se familka dënon ashpër veprimin e 17-vjeçarit.

“I kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre. Ndjejmë të njëjtën dhimbje si prindërit e viktimës, pavarësisht se arkëmorti është në familjen e tyre. Nuk kemi dijeni se përse janë zënë djemtë”, – thotë Frrok Lala.

“Nuk e mbështesim nipin. Duam të marri dënimin e merituar nga drejtësia për veprimin fatal që kreu” – vijon më tej ai.

Policia e Durrësit po mban nën mbikqyrje të dy familjet Lala dhe Gjokazaj, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që i mori jetën 16 vjeçarit në Spitallë, mesditën e së premtes.

K.H.