Rritja e temperaturave shtoi edhe nevojën për spërkatjen e ambienteve publike nga mushkonjat. Ndërmarrja e Shërbimit Komunal në Durrës vijon fazën e dytë të spërkatjeve në bregdet dhe periferi.

Syri Gjergji, kryeinxhinieri i kësaj ndërrmarje tha se dezifektimi është duke vijuar si në mjediset publike të qytetit dhe plazhit si dhe të periferisë për të eleminuar mushkonjat e sezonit të nxehtë si dhe insekte të tjera parasite që shfaqen gjatë stinëve të ngrohta të vitit.

Tashmë ato janë në fazën e dytë të kësaj pune voluminoze dhe kanë në projekt spërkatje në sektore  të zgjeruara si në qytet ashtu dhe rrethina duke përfshirë sipërfaqe kanalizimesh në periferi, ujra të ndenjura etj.

Gjergji shpjegon se spërkatjet po vijojnë në kazanet e plehrave si dhe pusetave e ujrave të ndenjura. Po ashtu edhe në bimët dekorative që preken nga parazitët. Në sektorin e ngritur për këtë qëllim janë të punësuar 10 specialistë.

K.H.