Nis Vetingu për prokuroren e Apelit Besa Nikëhasani

Postuar: 17/04/2018 - 11:34

Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvendoset në radhët e prokurorëve. 

KPK  kalon në ‘sitën’ e vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Seanca e KPK nisi në orën 11:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Bungo dhe Pamela Qirko.

Relatorja Genta Bungo u shpreh se hetimi paraprak i pasurisë është kriter i mjaftueshëm.

Rezulton se nuk ka fshehje të pasurisë por nga analiza e të ardhurave konstatohet se s'ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerje e apartamentit dhe dy garazheve në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe për blerjen e makinës.

Pasuritë e prokurores:

Apartament 90 mijë euro në Tiranë, 
Shtëpi banimi në Lezhë, 28 mije euro 
Njësi shërbimi në Lezhë 
Një automjet 'Toyota' me vlerë rreth 19 mijë

Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka reaguar ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas pretendimit se ajo ka fs

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan “Vodafone” në Durrës, pranë stacionit të trenit.

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis rreshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irla

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga "Ura Babrroit " deri te "Ura

Dhimbje e madhe dhe mesazhe rrëqethëse janë ato që miqtë, kolegët, gazetarët dhe të njohurit kanë shkruar pas lajmit tragjik se Armand Ha

Zbulohet se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.

Vijon paraditja me kthjellime në Jug e Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet sot me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe

  Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi për herë të parë rezeksioni i kancer