Një emër për pasuesin e Llallës/ Skenarët dhe kandidatët për Prokuror të përkohshëm

Postuar: 06/12/2017 - 21:14

Data 7 dhjetor shënon fundin e mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Po nesër, Komisioni i Ligjeve nis punën për ta zëvendësuar. Në një memo të brendshme, juristët e Kuvendit u parashtrojnë deputetëve të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji.

Situata është e tillë që prokurori i ri do të jetë i përkohshëm dhe mund të zgjidhet me një grusht votash.

Në memon e shërbimeve të Kuvendit janë të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji. Skenari i parë është ai që parashikon ligji suprem, Kushtetuta: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por memoja vë në dukje faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende. Pra, nuk jemi në kushtet që parashikon kushtetuta.

Memoja ndalet te momenti i dytë, kur Prokurorit të Përgjithshëm i skadon mandati dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende. Kjo situatë parashikohet nga dispozitat kalimtare të ligjit të Prokurorisë. Në këtë rast Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj. Por kriteri thelbësor është ai i Vettingut. Procesin e Vettingut, sot që flasim, nuk e ka kaluar askush, ndonëse po skanohen të gjithë. Ndaj nëse do të kërkonim një emër mes kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm, duhet të shohim kriteret e tjera: eksperiencën në punë dhe titujt shkencorë. Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te Krimet e Rënda.

Por sa vlerë kanë kriteret profesionale kur kriteri kryesor, ai i Vettingut nuk është përmbushur ende? Mazhoranca duket se e konsideron të panevojshëm zbatimin e kriterit të Vettingut, përderisa nuk kemi asnjë institucion të drejtësisë të ngritur me njerëz që kanë kaluar Vettingun. Në këtë histori, dispozitat kalimtare të ligjit të prokurorisë opozita i lexon në funksion të kushtetutës, që është ligji suprem, pra që zgjedhja duhet bërë me 84 vota.

Por mazhoranca këto vota nuk i ka. Ndaj jemi në një situate ku zgjedhja e Prokurorit të Përkohshëm mund të bëhet me shumicë të thjeshtë, pra më shumë se gjysma e gjysmës. Për t’u çelur seanca duhet një prani me 71 deputetë. Dhe për të miratuar vendimin, duhet më shumë se gjysma e këtyre, pra vetëm 36. Dhe grupi ka 74 deputetë.

Mjaftueshëm për të bërë kuorimin për seancën dhe për të marrë vendimin. Nuk do të gjendeshim në këtë situatë, sikur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, organ i ri i reformës në drejtësi, të ishte krijua. Çfarë e mban peng krijimin e tij?
Mosparaqitja e kandidatëve të shoqërisë civile, asaj shoqërie që protestonte në emër të reformës në drejtësi. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Urbanisti Ardian Muka ka hedhur shigjeta të drejtpërdrejta akuze në drejtim të kryetarit të trupës gjykuese të çështjes “Veliera”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në disa rrethe, të cilat kanë shkaktuar edhe rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore kanë b

   Shqipëria është në prag epidemie nga gripi.

   Bllokimi i punimeve prej gati një viti në sheshin “Veliera” në Durrë ka sjellë reagimin qytetar mbi të ardhmen e këtij sheshi.

   Gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes së djeshme territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe në zonat malore në

   Edmond Çela, shefi i Hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është pezulluar nga detyra. Pezullimi i tij nga SHÇBA vjen një ditë pasi

   Në ditën e dytë të takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun grek, Kotzias anëtarë të komunitetit çam kanë protest

   Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dh

   Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit.

   Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqerohet me reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e