Shuhet komisari i Policisë Zenun Gojani. Lajmin e bën të ditur “Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim”, që shpreh ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta.  

“Me dhimbje morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë, Komisar Zenun Gojani!

SH.P.P.L-2013 shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve për humbjen e birit, bashkëshortit, babait të shembullor. Ngushëllime Organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me mbi 20 vite karrierë policore.

Komisar Gojani ishte nje oficer policie i përkushtuar dhe profesionist në të gjitha detyrat që ka mbajtur deri në Drejtor i Portit Durrës.

Humbje e madhe për familjarët, humbje e madhe për Organizatën e Policisë!

Shpirti yt u prehtë në paqe Komisar Zenun Gojani!”, shkruan në një reagim “Shoqata E Punonjësve të Policisë në Lirim”.