Normalizohet situata në akset rrugore të Qarkut të Korçës

Postuar: 14/02/2018 - 09:24

Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të Qarkut të Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën.

Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë-Thanën, nga Lini deri në Prrenjas. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm. Policia, në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit, për gjatë gjithë natës nuk ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të papajisurat me zinxhirë edhe për të lehtesuar punën e borëpastrueseve.

Si rezultat i kësaj pune, i gjithë aksi rrugor, të gjitha rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore, ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Edhe në aksin Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë. Por, akset e tjera kalohen me zinxhirë dhe disa fshatra janë të bllokuara në njësinë administrative Zerqan dhe Trebisht.

Si pasojë e motit të rënduar, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Devollit dhe në rrethin e Pogradecit. Në Stëblevë të Librazhdit bora arrin 70 cm, ndërsa në fshatin Jagodinë të Elbasanit u përmbytën 30 ha tokë bujqësore nga përroi i Llixhës.

Pasditen e së martës, në Shkodër u bllokua aksi Shkodër-Theth dhe Shkodër-Breg Lumi. Disa akse në veri dhe verilindje janë të kalueshme me zinxhirë. Lartësia e borës në aksin Tunel-Kalimash është 20 cm, por rruga është e kalueshme dhe borëpastrueset janë në punë.

Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa rrugë. Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit të Izvorit, janë paralajmëruar që të marrin masat për largim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qarkullimi në segmentin rrugor Tiranë - Durrës është bërë i rrezikshëm gjatë orëve të fundit, për shkak se kushtet klimaterike së bashku

Dyshimet për mashtrim kanë çuar në pranga një mjeke të njohur stomatologe, të cilës, me vendim gjykate, i është sekuestruar edhe pasuria.

Ndodh sërish në autostradën Tiranë-Durrës, automjetet çajnë gomat dhe jeta e drejtuesve të tyre dhe pasagjerëve vihet në rrezik të madh.

“Open Spending Albania” ka bërë publike deklaratat e pasurisë së prefektëve të emëruar nga kryeministri Rama në fillim të nëntorit të vit

Reshje intensive bore në gjithë qarkun juglindor. Trashësia maksimale ka arritur ne Dardhe me 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Detaje te reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur një ditë më parë me dy viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe shiu, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion rret

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçare me iniciale O.D., e cila dyshohet se përmes mashtrimi

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e fundjavës, duke raportuar atë që ka ndodhur gjatë natës në aksionet më të fundit të ef

   Gjykata e rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren nga Tirana O.D., që mashtroi shtetasin I.H.