Disa studentë kanë protestuar sot para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas publikimit të videopërgjimit nga PD, ku pretendohej se i vëllai i tij Agron Xhafaj vijonte aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.

Ata shpalosën një banderolë të zezë me pyetjen: "O pasha ç’u bë me mallin tim?"

Edhe pse policia i la të protestonin të rinjtë, u mori shënim emrat e tyre megjithatë nuk ka shoqëruar asnjë.