Parashikimi/ Durrësi rrezikohet sërish nga shirat e dendur mëngjesin e së premtes

Postuar: 22/03/2018 - 20:03

   Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar problematika të theksuara sidomos në zonat verilindore, që sot u zbardhën nga dëbora.

Ndërkohë, orët e mbrëmjes së të enjtes po shoqërohen me reshje shiu dhe erë të fortë në ultësirën perëndimore. Pasdite, në zonën e Lezhës një trajler me targa maqedonase u përmbys në rrugë si pasojë e erës së fortë.

Sinoptikania Tanja Porja e Meteoalb paralajmëroi se bregdeti shqiptar do të goditet nga cikloni me erëra shumë të forta, me shpejtësi 70-80 km/orë.

Ndërkohë në Durrës, fuqia e erës pritet të rritet së tepërmi në orët e mbrëmjes, nga 22.00 deri afër mesnatës së sotme.

Ndërsa gjatë orëve të para të së premtes dhe deri rreth orës 11.00, Durrësi pritet të përfshihet nga reshje të mëdha shiu.

Gjatë ditës së premte pritet të regjistrohen 17.9 mm shi, pak a shumë e njëjta sasi reshjesh që shkaktoi përmbytje masive në qytetin bregdetar ditën e hënë.

Orët më kritike parashikohen të jenë 04.00-11.00, gjatë të cilave pritet të regjistrohen rreth 14 mm shi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shuhet Fadil Hasa, teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit në zi!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të hënë anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës.

Sipas MeteoAlb, paraditja e kësaj të hëne do dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht në mesditë vranësirat bëhen

   Kjo verë është parashikuar si e freskët që në fillim të stinës.

   Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale.

   Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor Maminas - Gjiri i Lalëzit.

   Një tërmet i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Gjirin e Lalzit.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë duke parë situatën e në bregdetin në vend, ku në fillim të këtij sezoni ka pasur disa viktima ka bot

Sezoni turitik ka shkaktuar edhe fluks në pikën kufitare të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën.