Territori shqiptar vijon me mot të paqëndrueshëm sipas parashikuesve të motit.

Këtë të hënë, vranësira të shpeshta do të alternohen me kthjellime duke sjellë shira të përkohshëm në zonat Lindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1-2°C, më e ndjeshme gjatë mesditës.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.