Sipas parashikuesve të motit, për ditën e sotme deri në mesdite do të ketë kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në Jug – Qendër, si dhe shi të dobët në Veri.

MeteoAlb bën me dije se, pjesa e dytë e ditës fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug – Qendër.

Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.