Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës së enjte në kushtet e motit të kthjellët, përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike. Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.