Sipas Meteoalb, paraditja e kësaj të marte vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme në ekstremin Jugor.

Sërish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në Jug dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Edhe gjatë natës, shira të izoluar mbeten prezent në zona Qendrore të territorit.

Ndërsa temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin territorial prej 32 – 33°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.