Kthjellimet do të dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri dhe Lindje të vendit.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në Veri dhe Qendër ndërsa mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.