Edhe kētë të premte sërish priten reshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Sipas "MeteoAlb", kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë, kur vranësirat shfaqen në Veri dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira lokale dhe shira të izoluara do të ketë në Veri – Verilindje dhe më pak shira në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesditës duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.

Era do fryjë mesatare por mbrëmja forcon erën në Veriperëndim, ku shpejtësia pritet të shkojë mbi 55 km/h nga Verilindja duke krijuar në Jug dallgëzim 2 ballë por mbi 3 ballë, dallgët në Velipojë, Shëngjin.